Gjatë ditës së djeshme, rreth prës 15:20 policia në rrugën “Boris Kidriq” në Tetovë ka arrestuar 39-vjeçarin O.I. nga Shkupi për shkak të dyshimit për falsifikim të parave.. Policia tek i njëjti ka gjetur dhe konfiskuar banknota euro të falsifikuara.
“Gjatë kontrollit iu gjetën dhe iu morën 29 kartëmonedha të falsifikuara nga 100 euro. Ai është ndaluar në Stacionin Policor në Tetovë për procedurë të mëtutjeshme dhe pas dokumentimit të rastit do të përpilohet parashtresa përkatëse.
Ndryshe, O.I. po ashtu dyshohet se ka lëshuar në qarkullim kartëmonedha të falsifikuara në rajonin e gjerë të Kërçovës”, thonë nga MPB.