Tetovë: Sërish anulohet procesi gjyqësor për zjarrin në spitalin modular

PALA MBROJTËSE KËRKON QASJE TË PLOTË NË DËSHMITË

Sërish është anuluar procesi gjyqësor për zjarrin në Spitalin modular në Tetovës. Avokati I mjekut Boban Vuçeski nuk ka qenë I pranishëm për shkak të angazhimit në seancë tjetër. Seanca e radhës pritet të mbahet më 7 Dhjetor.

Kur pritej të nis procesi gjyqësor për zjarrin në spitalin modular në Tetovës, avokatët e të akuzuarve kanë kërkuar që gjykimi të ndiqet në mënyrë audio dhe vizuele. Shërbimi teknik I gjykatës ka sqaruar se mënyra e këtillë e ndjekjes së gjykimit mund të bëhet me angazhimin e një firme të jashtme, por vetëm në pjesën udio.

Avokatët janë ankuar se u është pamundësuar qasja në dëshmitë dhe kanë kërkuar t`i marrin në versionin elektronik. Gjykata ka miratuar këtë dhe pala mbrojtëse do t`I ketë në dispozicionin materialet dëshmuese, që sipas gjykatësit, janë në 3.000 faqe.

Për këtë shkak gjykimi është anuluar për 7 Dhjetor. Pas përfundimit të seancës, u prononcua vetëm ish-Drejtori I Spitalit Klinik të Tetovës.

“Dëshira ime e vetme është që ky proces të fillojë sa më shpejtë që të mundem, të më jepet mundësia që të dëshmoj pafajësinë time të pakontestueshme në procesin gjyqësorë” – Florin Besimi, ish drejtori i spitalit klinik të Tetovë.

Në zjarrin në Spitalin modular në Tetovë që ndodhi më 8 Shtator të vitit të kaluar, jetën e humbën 14 persona prej të cilëve 12 pacientë të prekur nga COVID-19, kurse dy të tjerë familjarë të pacientëve. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share