Tetovë: Sanohen dëmet nga moti i lig

KËRKOHET NDIHMË NGA PUSHTETI QENDROR

Kështu dukej bodrumi i njërës prej disa shtëpive të përmbytur pas shiut të rrëmbyeshëm që mbrëmë e kaploi Tetovën.

E kështu ishte mbrëmë gjendja në një pjesë të madhe të Tetovës.

Orari i tyre filloi mbrëmë, e nuk u ndalën edhe sot… Zjarrfikësit e njësitit të Tetovës, janë përgjigjur në thirrjet e qytetarëve, për t’iu ndihmuar në pastrimin e objekteve të tyre.

“Mbrëmë kishim mbi 30 intervenime ndoshta edhe më shumë gjithashtu gjatë ditës kishim mbi dhjetëra intervenime nëpër bodrume të ndryshme dhe nëpër shtëpi private,” deklaroi Avni Ameti , komandanti NJTKZ-Tetovë.

E përderisa Kryetari i Komunës, Bilall Kasami përgatitej për konferencën për media, ku duhej ti informoj qytetarët për dëmet dhe masat e mara nga institucioni që ai e udhëheq, në Komunë erdhi një qytetarë për ti paraqitur dëmet.

E Kasami tha se dëmet materiale janë të mëdha. U ankua se Qeveria nuk po i ndihmon sa duhet.

“Fatkeqësisht edhe për rastin e parë iu drejtuam qeverisë dhe nuk kemi pasur mbështetje nga qeveria, me mbledhjen e parë të konstituimit të këshillit, ne do të sjellim vendim sepse është një çështje që këshilli komunal duhet të merremi për riparimin e dëmëve të përmbytjeve të mëparshme, edhe këtu dua të them se nuk kemi bashkëpunimin e duhur me institucionet qendrore, qeverinë dhe byronë për vlerësimin e dëmeve,” deklaroi Bilal Kasami Kryetar i Komunës së Tetovës.

E që problemi të bëhet edhe më i madh, edhe për sonte po paralajmërohet se do të ketë reshje të shiut. Ekipet e zjarrfikësve të Tetovës janë në gatishmëri, por duke e pasur parasysh se një numër i madh i vendbanimeve nuk e kanë kanalizimin adekuat ose nuk kanë aspak kanalizim, e vetmja gjë që u mbetet tetovarëve është që të luten që shiu të ndalet./KlanMacedonia/

https://www.youtube.com/watch?v=IpBRhN5YRng

Lexo gjithashtu
Total
0
Share