“Levica” nderon dëshmorët shqiptarë në Jabollçisht të Velesit

“Levica” nderoi të rënët shqiptarë në Jabollçisht të Velesit, akuzon partitë shqiptare për mosrespekt

Partia e drejtuar nga Dimitar Apasiev, ka kryer homazhe në fshatrat Jabollçisht i Epërm dhe i Poshtëm tek varrezat dhe monumentet e partizanëve të rënë gjatë Luftës Nacional Çlirimtare. Sipas “Levica”-s, shqiptarët e këtyre fshatrave kanë luftuar krah për krahu me partizanët maqedonas kundër, siç thonë ata, okupatorit bullgar. “Levica” akuzon partitë shqiptare se i kanë lënë në harresë këta dëshmorë, përcjell Klan Maqedoni.

“Tetëdhjetë vjet pas kësaj masakre ndaj shqiptarëve të Maqedonisë, ne jemi dëshmitarë se asnjë parti politike apo politikan që i përket të ashtuquajturit ‘blloku shqiptar’ nuk i respektoi partizanët shqiptarë, të cilët luftuan krah për krahu me shokët maqedonas kundër pushtuesit fashist. Në vend që të zhvillohej një politikë e afrimit midis grupeve etnike që luftuan së bashku kundër pushtuesit fashist, elita politike nga të ashtuquajturat ‘blloku shqiptar’, jo vetëm që neglizhon monumentet dhe faktet historike që çojnë në mënyrë të pashmangshme në ndërtimin e një shteti shoqëror ku të gjithë janë të barabartë, por drejton vazhdimisht një politikë të motivuar nga idetë secesioniste që çojnë në ndarje të thella shoqërore”, shkruhet në kumtesën e “Levica”-s.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Më tej në sqarimin e kësaj partie thuhet se gjatë masakrës së vitit 1942, fashistët bullgarë kishin hyrë në fshatrat Jabollçisht i Epërm dhe i Poshtëm duke kërkuar vendndodhjen e partizanëve maqedonas, por që sipas kësaj parite, shqiptarët nuk i kishin tradhtuar partizanët, prandaj edhe ishin masakruar e torturuar.

“Siç është treguar shumë herë në histori, maqedonasit dhe shqiptarët mund të luftojnë së bashku për një ide dhe shtet të përbashkët, por ky lloj sistemi nuk i nevojitet elitës politike kriminale, e cila i mbush jashtëzakonisht xhepat duke krijuar ndarje etnike”, përfundon njoftimi i partisë së Apasievit./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share