Tetovë: Pensionistët kërkojnë rritje lineare të pensioneve për 3.000 denarë

PENSIONISTËT: “RRITA NË SHKALLË PREJ 6,8 % ËSHTË E PADINJITETSHME DHE NDIHEMI SI QYTETARË TË DORËS SË TRETË”

Kërkojmë rritje lineare të pensioneve e jo rritje me përqindje, ishte kërkesa e pensionistëve të Tetovës, të cilët protestuan duke kërkuar që rritja e pensioneve nga 1 shtatori të bëhet në mënyrë lineare për të gjithë pensionistët e jo rritje me përqindje, njofton KlanM.

Kryetar i shoqatës së pensionistëve Tetovë Selver Memeti thotë se duhet të ndryshohet ligji për rritjen e pensioneve dhe të vendoset edhe kërkesa e tyre që rritja të bëhet në mënyrë lineare.

“Në bazë të lidhjes së Shoqatës së pensionistëve të RMV-së është e rregulluar që rritja e pensioneve të bëhet në mënyrë procentuale apo me përqindje dhe duhet të ndryshohet ligji për harmonizimin e pensioneve dhe të vendoset edhe kjo kërkesë në mënyrë lineare, ndërsa në ligj ka rritje vetëm me përqindje” – tha Selver Memeti, kryetar i shoqatës së pensionistëve.

Sipas kërkesës së rritjes lineare, nëse pranohet kjo kërkesë atëherë pensionet do të rriten për 3,500 denarë më shumë për të gjithë pensionistet.

Përveç protestës së pensionistëve në Tetovë, kishte edhe në qytete tjera të vendit. Pensionistet, sic njofton KlanM, thonë se paralajmërimi për rritje në shkallë prej 6,8 % është e padinjitetshme dhe se me këtë mënyrë të rritjes ndihen si qytetarë të dorës së tretë. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share