Tetovë – Arrestohet 36 vjeçari i dënuar me burg

Nga MPB kanë njoftuar sot se kanë arrestuar një 36 vjeçar, i cili ka qenë i dënuar me burgim, përcjell KlanM.

“Më datën 07.07.2023 në ora 09:40 minuta në Tetovë nga ana e nëpunësve policorë të SPB Tetovë nga liria është privuar A.K. (36) nga f. Gllogjë-Tetovë. Ai është kërkuar me urdhëresë gjyqësore, për shkak se ka qenë i dënuar me dënim me burg në kohëzgjatje prej një viti e gjashtë muajve, për vepër penale të kryer sipas nenit 300 të Kodit Penal”, thonë nga MPB.

Personi i arrestuar është dërguar në Burgun e Tetovës për vuajtjen e dënimit./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share