Tetovarit i vidhet vetura ”BMW”, policia heton rastin

39-vjeçari nga Kopaçindolli i komunës së Zhelinës thotë se i është vjedhur vetura e tipit ”BMW”, policia po heton rastin, informon Klan M.

”Tridhjetë e nëntë vjeçari A.K. nga Kopaçindolli i Tetovës, dje (02-janar) në orën 15:10 në SPB- Tetovë ka raportuar se ishte vjedhur automjeti i tij me shenja regjistrimi të tetovës, të cilin djali i tij mitur më parë e kishte parkuar dhe lënë me dyer të pa bllokuara në rrugën rajonale Tetovë-Grupçin, pranë një gomisterie. Janë duke u marrë masa për të gjetur automjetin e konfiskuar” – thuhet në kumtesën e SPB-Tetovë. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share