Tetovari Valon Ethemi i pandalshëm

Futbollisti  25 vjeçar i ekipit turk Istanbulspor-Alanyaspor, tetovari Valon Ethemi ka realizuar golin e nëntë sezonal në Turqi.

Ai në minutën e  67-të u nis në sprint, mori një asist nga Eduard Rroca dhe dërgoi topin në rrjetë falë një parabole të bukur.

Pos nëntë golave  të shënuar në Superligën turke Ethemi, numëron edhe tri asiste.

Valon Ethemi i është edhe pjesë e reprezentacionit të Maqqedonisë së veriut  dhe  deri më tani është aktivizuar vetëm në një ndeshje zyrtare dhe dy miqësore.

Ndërkohë, ky ishte asisti i parë për kapitenin Rroca, i cili ka shënuar edhe një gol.

Për Istanbulsporin debutoi futbollisti Florian Loshaj, i cili u transferua vetëm pak ditë më parë tek ekipi nga Stambolli. Në pjesën e dytë, në fushë për vendasit u aktivizuan edhe Sindrit Guri dhe Jetmir Topalli. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share