Tetovari mashtrohet nga një kompani në Strumicë

Një 67-vjeçar nga Tetova dje ka raportuar në polici se është mashtruar nga një kompani në Strumicë. Nga MPB thonë se personi në fjalë ka raportuar se kompania nga Strumica ka marrë material ndërtimi, por të njëjtin nuk e ka paguar.

“Gjashtëdhjetë e gjashtë vjeçari S.A. nga rrethina e Tetovës, dje (06-shtator) në ora 18:30 në SPB Tetovë ka raportuar se rreth orës 08:20 një person ka telefonuar djalin e tij, kinse pronar i një kompanie nga Strumica dhe ka porositur më shumë materiale ndërtimi. Pas disa kohësh S.A. materialet i ka ngarkuar në kamion dhe i ka dërguar në Strumicë, por ato janë shkarkuar në Shkup dhe blerësi i materialeve i ka thënë se ia ka paguar një personi tjetër i cili ndërkohë ka ardhur në depon e tij, pas së cilës personit S.A. iu bë e qartë se kishte qenë i mashtruar. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thuhet në njoftimin e MPB-së

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu

RMV, 35 vatra zjarri, dy të tjera ende aktive

QMK apelon qytetarët për kujdes  Për çdo ditë numër i lartë i zjarreve aktive po regjistrohen nëhapësira të jashtme njoftojnë nga Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK). Në 24 orët e fundit ka pasur gjithsej 35 zjarre, dhe dy tëtjera janë aktive . Nga Qendra për Menaxhim me Kriza, thonë që sot në mëngjes janëaktive vetëm dy zjarre në Makedonski Brod, afër fshatit Belicë ,Aty ku digjet një pyll i rrallë me pisha në një zonë të vështirë për t’uaksesuar ndërsa zjarri i dytë është në Komunën e Bogovinës, afërNovo Sellës, ku digjen pyje të përzier dhe bimësi të ulët. PROGRAM I PAGUAR POLITIKË Për një pjesë të zjarreve, të cilat kanë rrezikuar fshatrat, ditë mëherët është intervenuar nga ajri me aeroplanë të Drejtorisë përMbrojtje dhe Shpëtim dhe të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Nga QMK apeluan…
Më tepër
Total
0
Share