Qindra tetovarë, aktivist dhe mbështetës të BDI-së, mbrëmë ju përgjigjen pozitivisht ftesës së integristëve për të takuar kreun e BDI-së, Ali Ahmeti.
Nga Tetova kreu i integristeve Ali Ahmeti me porosi të shumta për pushtetin dhe Qeverinë mono-etnike, siç preferojnë ta quajnë tash e një kohë integristët bashkëqeverisjen e VLEN-it me VMRO-në dhe ZNAM.
Fokusi krysorë i kreut të integristëve ishte gjuha dhe të drejtat e shqiptarëve. Sipas tij, për flamur e gjuhë edhe heronjtë ngrihen nga varret.
“Nuk kontestojmë, as gjuhë, as identitet as simbole. Ardhmëri ky shtet ka në harmoni e mirëkuptim mes dy komuniteteve më të mëdha, atij maqedonas dhe shqiptar. Por, pa unitet mendimi e veprimi të këtyre dy komuniteteve vështirë është ekzistenca dhe dikush mund të thotë, mos je shum radikal, ore pa shqiptarët, ska Maqedoni, sjam radikal”, tha Ahmeti.
Foli edhe për veprimtarinë e gjatë anti-shqiptare të VMRO-DPMNE-së, që sipas tij, program i tyre ishte anti-shqiptar.
“Edhe pse dilte me program kundër BDI-së por në substancë programi i tyre ka qenë anti-shqiptar dhe kjo është e rezikshme, kjo është e keqja më e madhe dhe nuk mund të na hedhin pluhur syve se nuk ka qenë në brendi program anti-shqiptar. Unë këtë edhe ua kamë thënë në sy, mos hapni varre e plagë të vjetra, sepse asgjë kundi nuk na çojnë”, u shpreh Ahmeti.
Takimi në Tetovë nuk ishte i vetmi i tillë pasiqë është vetëm vazhda e takimeve që integristët kanë me qytetarët. Takime të tilla për momentin janë duke zhvilluar edhe subjektet tjera politike. /tvklan.mk