Deklarata e kreut të Komunës së tetovës dhe liderit të Lëvizjes besa, Bilall Kasami për Tetovën si kryeqendër të shqiptarëve të Maqedonisë dhe kryeqendër dardane, sipas Arjanit Hoxhës, është keqkuptuar dhe keqinterpretuar nga mediat maqedonase. Sipas tij, nuk ka pasur asnjë provokim nga Bilall Kasami, por e gjitha ka qenë një keqkuptim në përkthim të fjalës “kryeqendër” sepse nga shqipja në maqedonisht, disa fjalë marrin kuptim tjetër.
“E kam sqaruar edhe me gazetarët maqedonas dhe për fat të mirë e kuptuan kur ua kam treguar të dy termet e përkthimit, që nuk ka qenë adekuat. Mirëpo, normalisht ka qarqe të tilla që mundohen çdoherë pjesën e nacionalizmit ta shfaqin në formën e tillë që të krijojnë probleme ndëretnike”, sqaroi Hoxha n[ë Klan Debat me Xhumadije Ibrahimin./KlanMacedonia