KLUBI ROTARAK: QYTETARËT KANË NEVOJ TË INFORMOHEN MË SHUMË PËR KANCERIN E GJIRIT
Kanceri i gjirit nuk duhet të jetë tabu-temë. Statistikat flasin se kufiri i moshës i të prekurve në vendin tonë, fatkeqësisht po zvogëlohet dhe shpeshherë ndodh që kanceri i gjirit të paraqitet edhe tek gratë nën 40 vjeç.
Për këtë shkak, është i nevojshëm, ngritja e vetëdijes për nevojën e informatave dhe edukimit, vetkontrolleve, kontrolleve të rregullta mjekësore dhe qasje më të lehtë tek kontrollet preventive, përcjellë KlanM.
Edhe Klubi Rotarak mbylli muajin Tetor i cili njihet si muaji i ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit.
Nga ky klub thanë se synimi i këtij projekti është që të informojnë qytetarët për teknikat e vet egzaminimit dhe moshën se kur shfaqet më së shumti kanceri.
“Këto fletushka kanë për qëllim që të informojnë qytetarët për teknikat e vet egzaminimit dhe moshën se kur shfaqet më së shumti kanceri i gjirit dhe kur është i domosdoshëm kontrolli tek specialisti”, tha Eron Rustemi, anëtar i Klubit Rotarak.
Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, vdekshmëria nga kanceri i gjirit është dukshëm në rritje në periudhën nga 2010 deri në vitin 2022, ku ka mbërritur në 8.5 për qind./KlanMacedonia