Tetë të plagosur në Nju -Jork pasi një burrë me një kamionçinë përplasi këmbësorë në disa vende në qytet

Tetë persona janë lënduar në Nju-Jork kur një burrë, i cili drejtonte një kamionçinë disa herë ka përplasur këmbësorë në vende të ndryshme të metropolit, bëri të ditur policia lokale. Tani për tani organet e rendit e përjashtojnë mundësinë e motiveve terroriste për sulmin.

Incidenti ka ndodhur në Bruklin. Shoferi iautomjetit të marrë me qira ka refuzuar të ndalojë pasi ka goditur disa persona. Ka pasur një ndjekje me policinë, gjatë së cilës shoferi ka goditur disa këmbësorë të tjerë. Më në fund ai është arrestuar. Dy nga të plagosurit janë në gjendje kritike për jetën. Mes të lënduarve është edhe një polic.

Incidenti ka ndodhur në momentin kur në Nju-Jork filloi procesi kundër një uzbeku, i cili më 31 tetor të vitit 2017 me qëllim përplasi me kamioncinën e tij mbi këmbësorë, me ç’rast vrau tetë persona. Ai mund të marrë dënimin me vdekje. Hetimi ka konfirmuar se ai ka vepruar në emër të Shtetit Islamik terrorist. /MIA

Lexo gjithashtu
Total
0
Share