Terror në Rusi/ Policia arreston më shumë se 800 protestues

Rreth 826 protestues janë arrestuar në 37 qytete në të gjithë Rusinë. Protestat shpërthyen pas njoftimit të Presidentit rus Vladimir Putin për një mobilizim të pjesshëm në luftë.

Sipas grupit të pavarur të monitorimit të protestës OVD-Info, në Moskë janë arrestuar 309 protestues.

Gazetarja e Sky News, Diana Magnay e cila ishte në protestë në Moskë, tha se policia po i trajtonte protestuesit brutalisht.

Më herët, gjatë ditës së sotme, presidenti rus Putin shpalli mobilizim të pjesshëm të rezervistëve, për t’i dërguar në një fazë të re luftimesh në Ukrainë, një thirrje që përfshin rreth 300 mijë persona./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share