- MUNGESA E NDRIÇIMIT PUBLIK LARGON TURISTËT NGA ÇARSHIA E VJETËR E SHKUPIT
Ndodhemi në çarshinë e Vjetër të Shkupit, vend ky mjaft i preferuar nga Turist të huaj por edhe nga vendasit, megjithatë siç mund të shikoni prapa meje në këtë rrugicë të Çarshisë së Vjetër të Shkupit dhe në shumë pjesë të tjera nuk ka ndriçim publik.
Të huajt të mahnitur pas Çarshisë së Vjetër por thonë se duhet më shumë ndriçim publik, pasi kjo sipas tyre shquhet si një vend unik i bashkimit të kulturave të ndryshme.
Turist: Nëse do kishte më shumë drita, do ishte shumë më mirë.
Turiste: Nuk është aspak e këndshme, aspak e këndshme në këtë erësirë nuk mund që të shohesh, ecëm por siç thash asgjë s’kishim mundësi që të shohim.
Edhe qytetarët vendas të anketuar nga TV Klan M thonë se shume vizitorë të huaj qarkullojnë në Carshi, por nevoitet më shumë ndriçim publik.
Qytetar: Ska drita ka ndonjë difekt, s’kan ardhur me e rregullu për sa kohë, ndërsa Turistët kalojnë gjithmonë këtu, e kemi lajmëruar por nuk kan ardhur.
Qytetar: Intersant është që çarshia duhet të ngjallet, kjo po shkon krejt nëpër terr, kete duhet Komuna me mar masa turist ka boll ditë me e pa vlon këtu edhe k’tu ndalen para xhamise ska drita, aty n’shesh s’ka drita.
Nga Komuna e Çairit për problematikën e ndriçimit në Çarshinë e Vjetër thanë që nga nesër do të fillojnë me punë për rrregullimin e ndriçimit në Çarshinë e Shkupit.
“Komuna e Çairit e ka adresu problemin e ndriçimit te kompania që kujdeset për mirëmbajtjen e ndriçimit dhe njoftojmë qytetarët që nga dita e nesërme do të fillojnë me punë për rregullimin e ndriçimit në Çarshinë e Shkupit”, u përgjigjën nga Komuna.
Çarshia e Vjetër mbetet me probleme e vjetra, pavarësisht se terheq vizitor te rinj. /tvklan.mk