‘Termini im’ – Mexhiti njofton se vëzhgohet situata

TË VEPROJË PROKURORIA SIPAS LIGJIT PËR KEQPËRDORIMET NË TRAUMATOLOGJI –TETOVË

Ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti njofton se po bëhen kontrrolle të vazhdueshme për parandaluar pritjet e gjata që po bëhen nëpër reparte të caktuara. Ai i bëri thirrje Prokurorisë të veproj sipas ligjit sa i përket rastit me keqpërdorimet në repartin e Traumatologjisë në Tetovë.

Pritjet e gjata dhe kaosi që bëhen nëpër reparte të caktuara në Qendrën klinike edhe pse egziston “Termini im”, Fatmir Mexhiti thotë që ka pasur kontrolle nëpër të gjitha spitalet në vend dhe pritja nuk është si më herët.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Kemi pasur kontrolle edhe inspektor  prej Minisrisë së Shëndetësisë në gjithë Maqedonin edhe në bashkpunim me Termini im domethënë kjo lista e pritjeve ka rënë nuk është si më herët, nuk pritet së më herët diku 50 përqind e kemi lehtësuar këtë pritje”

Mexhiti tha se prej 15 gushtit për sëmundje kronike do të shkruhen ilaçe nga mjekët amë, në mënyrë që pacientët mos të vijnë deri në Qendrën Klinike të Shkupit, vetëm për të shkruar ilaçet nga mjekët specialistë.

Nga ana tjetër, duke përmendur rastin e mjekut në Spitalin e Tetovës për keqpordorim të detyrës, Mexhiti deklaroj se si ministër është i gatshem të ofrojë infromata për rastin dhe të inkurajoj prokurorin të veproj sipas ligjit.

“Në Tetovë është aktualisht rasti që janë keqpërdorur disa të dhëna të pacientëve. Rasti është në Prokurori. Ne i inkurajojmë tërë sistemin juridik dhe Prokurorinë dhe të gjitha gjykatat që të veprojnë ashtu si urdhëron ligji. Gjithçka që i duhet Prokurorisë ne qëndrojmë në dispozicion 24/7 për të gjitha informatat nga ana jonë” – tha Fatmir Mexhiti.

Sipas MPB-së, i paraqituri në cilësinë e mjekut dhe udhëheqësit të Repartit të Traumatologjisë – Kirurgjia në Qendrën Klinike Tetovë, pa pajtueshmëri dhe njohuri i ka shfrytëzuar të dhënat personale të gjashtë pacientëve dhe ka krijuar raporte mjekësore në emër të mjekëve të punësuar në qendrën klinike pa miratim dhe duke i keqpërdorur faksimilet e tyre dhe sistemin “Termini im”, por edhe nëpërmjet koordinimit dhe lëshimit të raporteve mjekësore me përmbajtje të pavërtetë. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share