Tërmeti në Turqi, shefi i ndihmës së OKB viziton zonën e prekur: Ngjarja më e keqe në 100 vjet

Shefi i ndihmës i Kombeve të Bashkuara e përshkroi tërmetin shkatërrues në Turqinë Jugore dhe Sirinë veriperëndimore si “ngjarja më e keqe në 100 vjet” që ka goditur rajonin. Martin Griffiths e bëri këtë koment para gazetarëve gjatë një vizite në Kahramanmaras gjatë ditës së sotme.

“Nuk ka pasur kurrë një përgjigje ndërkombëtare, një përgjigje turke ndaj një fatkeqësie natyrore siç shohim këtu në këto ditë të tmerrshme.”

Griffiths theksoi se OKB-ja do të ketë një plan të qartë të dielën ose të hënën për një operacion tre mujor në ndihmë të të prekurve në Turqi.

Ai shtoi se një plan i ngjashëm do të parashtrohet për popullin e Sirisë. Gjatë udhëtimit të tij në Kahramanmaras, Griffith takoi familjet e prekura nga tërmeti shkatërrues. Duke postuar foto të takimit në Tëitter , Griffiths tha se ai “kishte dëgjuar historitë e tyre të tronditjes dhe shkatërrimit”.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share