Mali Kızılzarf, në fshatin Kurucaova të Malatya, u nda në dy pjesë nga tërmetet me epiqendër në Kahramanmaraş.
Banorët e fshatit ku humbën jetën 47 persona thanë se nuk kishin parë një fatkeqësi të tillë. İbrahim Tatlı, i cili i mbijetoi tërmetit me familjen e tij, tha për mediat turke: “Ata që panë malin të ndarë në dysh, thanë se doli një top zjarri nga ai”.
Mali Kızılzarf, përballë Kurucaova, i cili është 1500 metra mbi nivelin e detit, u nda në dysh pas tërmetit të parë 7.7. Në tërmetin e dytë me magnitudë 7.6 që ndodhi në të njëjtën ditë, çarja u zgjerua edhe më shumë.