Tërmeti në Mal të Zi është ndjerë në pjesët veriore dhe jugperëndimore të vendit

Tërmet me intensitet prej III-IV ballë sipas Shkallës sizmologjike evropiane-mesdhetare është ndjerë në orët e hershme të mëngjesit në Tetovë, Gostivar, Dibër, Kërçovë, Ohër, Strugë dhe Resnjë, ndërsa me intensitet prej III ballë në Shkup, Kumanovë dhe Veles.

Epiqendra e tërmetit ka qenë 247 kilometra në veriperëndim të Shkupit, në Malin e Zi, me magnitudën lokale të Rihterit ML5.3, kumtoi Observatori sizmologjik pranë Fakultetit matematiko-natyror në Shkup.

Nga tërmeti i fortë nuk ka raportime për të lënduar apo dëme materiale në Mal të Zi.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share