Të paktën 77 persona kanë humbur jetën, garë me kohën për të gjetur të mbijetuar
Ekipet e kërkim-shpëtimit në Japoni po garojnë me kohën për të gjetur të mbijetuar nga tërmeti i Vitit të Ri.
Numri I viktimave nga tërmeti me magnitudë 7.6 që goditi gadishullin e Noto ka shkuar në 77 persona.
Shumë banorë mendohet se janë ende të bllokuar nën shtëpitë e tyre të shembura kryesisht në qytetet Suzu dhe Ëajima.
Pas 72 orësh, shanset për të gjetur të mbijetuar po zvogëlohen. Kryeministri Fumio Kishida ka bërë të ditur se 150 njerëz janë shpëtuar deri më tani dhe përpjekjet për të shpëtuar sa më shumë të jetë e mundur do të vijojnë.
Nga tërmeti i së hënës u plagosën të paktën 330 njerëz ndërsa shumë se 30,000 të tjerë në zonat e prekura nga tërmeti janë ende në strehimore.
Në disa qytete nuk ka ujë, energji elektrike dhe lidhje interneti. Japonia është një nga vendet më aktive sizmike në botë dhe aktiviteti është rritur rreth Notos që nga fundi i vitit 2020.
Në këtë gadishull ka patur më shumë se 500 tërmete të vogla gjatë tre viteve të fundit.
GAZETARE: XHUANA LIKA