Të shtënat me armë zjarri trondisin SHBA në ditën e pavarësisë

Vetëm 10 minuta pasi kishin nisur festimet për 4 Korrikun, në Illinois të SHBA shpërthyen të shtënat me armë. Sipas asaj që raportojnë mediat vendase janë të shumtë personat që dyshohet të jenë qëlluar me armë zjarri.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Të shtënat raportohen në paradën e Highland Park, rreth orës 10:00 të mëngjesit të kësaj të hëne.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Momentalisht mbetet e paqartë sa persona kanë mbetur të vdekur apo të plagosur. The Chicago Sun-Times raporton se të paktën 5 persona u panë të mbuluar nga gjaku.Banorët e zonës që kishin dalë për festuar Ditën e Pavarësisë, u panë duke vrapuar nga frika.

Rreth orës 11:20, me orën lokale, policia e Illinois në një postim në Twitter shkruajti se të shtënat vijonin, ndaj kërkoi nga qytetarët që të shmangnin zonën./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share