Tërmet në Zelandën e Re

Një tërmet i fuqishëm ka tronditur sot Zelandën e Re, por nuk ka informacione për dëme materiale apo viktima, njoftoi DPA.

Tërmeti ishte me magnitudë prej 6.1 ballë dhe ishte afër kryeqytetit Uellington, njoftoi Agjencia shtetërore sizmologjike e Zelandës së Re, Geonet.

Tërmeti ka ndodhur në orën 19:30 me orën lokale në një thellësi prej 50 kilometrash, që do të thotë se tërmeti është ndjerë fuqishëm, shtoi Geonet.

Më shumë se 61.000 njerëz në të gjithë vendin raportuan se e ndjenë tërmetin.

Tërmeti nuk pritet të shkaktojë cunami.

Zelanda e Re ende është duke u rikuperuar nga pasojat e një cikloni në të cilin jetën e humbën të paktën katër persona dhe çoi në evakuime, ndërprerje të energjisë dhe dëmtime të ndërtesave në të gjithë ishullin.

Sipas të dhënave të Institutit Gjeofizik të SHBA-së, magnituda e tërmetit ishte 5.7 ballë. /MIA

Lexo gjithashtu
Total
0
Share