Tërmet me magnitudë 6.8 në Marok, 296 viktima

View of a damaged car and debris from the earthquake in Marrakech, Morocco September 9, 2023 in this screen grab taken from a video. Al Oula TV/Handout via REUTERS

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.8 ka goditur Marokun. Nga të dhënat e para bëhet fjalë për mbi 600 të vdekur dhe rreth 300 të plagosur. Lëkundjet e forta janë regjistruar me orën lokale në 23:11 të së premtes.

Epiqendra është lokalizuar në zonën qendrore të Marokut. Saktësisht ka qenë 16 kilometra pranë fshatit Tata N’Jakub të provincës Ighil, që ndodhet rreth 72 kilometra larg qytetit të Marakeshit.

Lëkundjet e forta janë ndierë në të gjitha rajonet e maleve Atlas, madje edhe në dy qytetet e mëdha Kazablanka dhe Rabat. Kohëzgjatja e tërmetit ka qenë rreth 30 sekonda.

Dëmet materiale janë të shumta. Raportohet për qindra ndërtesa të shembura dhe të dëmtuara.

Klan News

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share