“Nëse do ishe burrë, do të merresha ndryshe me ty” – ky kërcënim i Deputetit të VLEN-it, Rijad Shaqirit, drejtuar Deputetes së Frontit Evropian, Ilire Dauti, gjatë seancës së Komisionit Parlamentar për arsim, ka shkaktuar reagime të shumta në opinion por edhe nëpër rrjetet sociale.
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) dënon ashpër deklaratën e papranueshme dhe të turpshme të deputetit Rijad Shakiri. Sipas integristëve, kjo është një sjellje e palejuar dhe akt i pastër diskriminimi gjinor, i cili nuk ka vend në asnjë institucion si Kuvendi.
BDI
“BDI kërkon menjëherë dorëheqjen e deputetit Rijad Shakiri. Një individ që shfaq një sjellje të tillë të papranueshme nuk mund të mbajë një post publik dhe të udhëheqë nëpërmjet shembujve të tillë të dhunës verbale dhe diskriminimit. Ne i bëjmë thirrje të gjitha institucioneve përkatëse të reagojnë me urgjencë dhe të sigurojnë që ky akt të dënohet në mënyrë të prerë.”
Por, jo vetëm kaq!
Tërheqja e ligjit për arsim të mesëm ka shkaktuar përplasje mes BDI-së dhe Ministres së Arsimit Vesna Janevska.
Gjatë ditës së djeshme, Ministrja Janevska, në Facebook kishte shkruar se ligji është tërhequr që të mos I lejojë BDI-së ta bllokojë miratimin rregullativës së re në arsim. Ministrja ka adresuar akuza ndaj BDI-së për shfrytëzimin e, sic thotë, retorikës nacionaliste.
BDI I hedh poshtë këto pohime me arsyetimin se rezistenca ishte edhe një përpjekje e BDI-së për të ruajtur Maqedoninë multietnike.
Integristët thonë se kjo deklaratë nuk është për ta bindur Janevskën dhe ata që punojnë për ndarje dhe urrejtje, por është një mesazh drejtuar popullit Maqedonas dhe qytetarëve.
BDI
“Atyre u themi; Gjuha Shqipe dhe Kultura nuk paraqesin kërcënim për ju, përkundrazi, janë pasuri për shtetin tonë multietnik. Shqiptarët asnjëherë nuk i kanë kontestuar simbolet dhe vlerat tuaja etnike dhe do t`i mbrojmë nga çdokush që dëshiron t`i cënojë. Të jeni të sigurt për këtë. Por, nuk do të lejojmë gjithashtu që dikush t`i cënojë vlerat tona.”
Qeveria tërhoqi nga procedura parlamentare Propozimligjin për arsimin e mesëm, në lexim të dytë. Intonimi i himnit kombëtar nëpër shkolla do të pauzojë.
Fronti Evropian përshëndeti vendimin e Qeverisë, ndërsa nga VLEN thаnë se tërheqja e propozimligjit është meritë e tyre.
U kundërpërgjigjen nga BDI. Është për të qeshur kur VLEN pretendon “fitore” për një ligj që vetë e miratoi në qeveri dhe më pas e lejoi në Kuvend – thonë integristët.
Partia “E Majta” me akuza se VMRO-DPMNE u gjunjëzua para BDI-së dhe VLEN-it. /tvklan.mk