Në Tetovë sot do të ketë spërkatje kundër mushkonjave

Komuna e Tetovës njofton se me datë 26.08.2022 (e premte), në zonën e qytetit të Tetovës do të bëhet dezinsektimi kundër mushkonjave dhe dëmtuesve tjerë.

Dezinsektimi do të bëhet në orët e mbrëmjes, më saktë nga ora 00:00 deri në orët e para të mëngjesit.

“Bëjmë apel tek bletarët që të marrin masat e nevojshme mbrojtëse, pra është e nevojshme që bletët të strehohen nëpër kosheret e tyre, të sigurojnë sasinë e nevojshme të ujit dhe të mos largohen nga kosheret e tyre për 5-6 orë pas spërkatjes së territorit. Në rast të kushteve të pafavorshme klimatike (shi ose erë), dezinsektimi do të kryhet ditën e nesërme ose një ditë tjetër”, thonë nga komuna e Tetovës.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share