Tërheqja e kandidatëve për Rektor / Reagon Bilall Kasami: Të anulohen zgjedhjet e kurdisura – “Ahmetistët”, larg duart nga tempulli i dijes

Pas tërheqjs nga gara të tre kandidatëve për Rektor të Universitetit të Tetovës, ka reaguar kreu i Lëvizjes Besa dhe komunës së Tetovës, Bilall Kasami, përcjell KlanM.

“Universiteti i Tetovës është themeluar me gjak dhe me mundin e këtij populli, ndërsa së fundmi ky universitet drejtohet pa asnjë kriter dhe mbi baza familjare, logjikë kjo që nuk kursen as gjakun e derdhur të popullit për këtë universitet, vetëm e vetëm që dikush të realizojë interesat e veta meskine. Tërheqja e tre kandidatëve nga gara për rektor të Universitetit të Tetovës, përfundimisht flet për përzierje të “Ahmetistëve” në Universitetin e Tetovës, dhe kapjen e tij nga ana e politikës dhe bandave brenda tij”, thotë kasami.

Kasami, siç përcjell KlanM, bën thirrje që MASH-i dhe Inspektorati i Arsimit ta pastrojnë UT-në nga ndikimet politike

“Grupimet politike që e drejtonë UT-në si në rektorat, poashtu edhe në Senatin e Universitetit, këtë tempull të dijes vetëm se e çojnë drejt shkatërrimit dhe humbjes të edhe atyre pak vlerave të mbetura. Përfundimisht Universiteti i Tetovës duhet të anulojë këto zgjedhje të kurdisura nga BDI-së dhe ish udhëheqësia dhe në krye të këtij tempulli të dijes të vijnë njerëz me vlera shkencore e akademike, ose në të kundërtën do të përballen me protesta masive jo vetëm të studentëve, por edhe të gjithë popullatës, e cila dikur u bë mur i gjallë për mbrojtjen e këtij universiteti nga milicia e dikurshme”, thuhet në reagimin e Bilall Kasamit./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share