Nëna dhe motra e 13-vjeçarit Kosta Ketsmanoviq, i cili muajin e kaluar vrau 9 shokë të klasës dhe një roje në shkollën fillore “Vladimir Ribnikar” në Beograd, gjatë ditës së djeshme u përpoqën të largoheshin nga Serbia, por u ndaluan në pikën kufitare “Prohor Pçinjski”, rrugës për në Maqedoni, raportojnë mediat serbe, përcjellë Klan M.
Babai i djalit ndodhet në paraburgim, i cili në fillim të muajit iu zgjat edhe për 30 ditë të tjera, për shkak të dyshimeve se e ka trajnuar djalin për të qëlluar, si dhe për të siguruar armën e tij sipas ligjit.
Prokuroria po kontrollon gjithashtu nëse M.K, nëna e djalit, autoritetet dyshojnë se ajo ka neglizhuar dhe abuzuar me djalin vrasës përpara se të kryente krimin. Nëse vërtetohet se ajo e ka kryer këtë vepër, ajo dënohet me burgim deri në tre vjet.
Për momentin nuk dihet se cili ka qenë destinacioni përfundimtar, Maqedonia apo Greqia. /KlanMacedonia/