Një shqiptar humbi tragjikisht jetën pasditen e kësaj të premteje në Itali. Ngjarja ndodhi rreth orës 18:00 në Bonifica del Tronto, provinca e Abruzzo-s. Sipas mediave italiane, viktima është Agron Gjata, një 60-vjeçar i cili jetonte në Controguerra.
Ai po udhëtonte me makinë, kur u fut në parakalim dhe në këtë moment preku një furgon. Nga përplasja automjeti i shqiptarit përfundoi duke u rrokullisur disa herë në rrugë derisa u përplas me një tjetër makinë që ndodhej jashtë hyrjes së një ndërmarrje.
Shqiptari humbi jetën rrugës për në spital. Autoritetet italiane kanë nisur hetime për të zbardhur rrethanat e aksidentit të rëndë./tvklan.al