Tentoi të kalojë kufirin me Kosovën, arrestohet nga policia

Një shtetas i Maqedonisë së Veriut, është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi që i njëjti kishte tentuar ta kalojë kufirin në këmbë.

Siç raporton policia, gjatë kontrollit të njëjtit i është gjetur një pistoletë me nëntë fishek.

Në konsultim me prokurorin lënda e rastit procedohet në procedurë të rregullt, i dyshuari është liruar.

“Njësiti policor te ura e gurit ka ndaluar të dyshuarin mashkull kosovar për shkak se në mënyrë ilegale këmbë nga territori i Maqedonisë së Veriut ka hyrë në territorin e Kosovës. Gjatë kontrollit në trup te i dyshuari njësiti policor ka gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me nëntë fishek. Në konsultim me prokurorin lënda e rastit procedohet në procedurë të rregullt, i dyshuari është liruar”, njofton policia.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share