Tensionohet situata te Bayern Munich

Sadio Mane sulmon Sane, gjermani pëson çarje në pjesën e buzës

Humbja ndaj Manchester City ka lënë pasoja të rënda te Bayern Munich. Sulmuesi senegalez, Sadio Mane ka shfryrë të gjithë nervozizmin në trupin e shokut të skuadrës, Leroy Sane, mes të cilëve ka pasur një përplasje fizike.

Sipas asaj që raportohet në mediat gjermane, thuhet se mes dyshes janë shkëmbyer grushte në dhomat e zhveshjeve. Gjithçka e ka zanafillën në minutën e 83’ të duelit anglo-gjerman, me Sane që nuk preferoi të luante për shokun e skuadrës, duke shpërdoruar mundësinë e shënimit.

Diçka që duket se nuk është kapërdirë mirë nga Mane, i cili ka kërkuar llogari nga gjermani. Mosmarrëveshjet u përshkallëzuan dhe Mane godet me grusht në buzë ish-lojtarin e Manchester City.

Për të shmangur përplasje më të ashpër ndërhynë lojtarët e tjerë të Bayern, që gjithsesi nuk mundën të ç’tensionojnë situatën në klubin bavarez.

Tashmë, Thomas Tuchel i duhet që përveç moralit për t’u rikthyer tek suksesi në Bundesligë dhe Champions duhet të ulë tonet në skuadër.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share