Pas tensioneve në veri të Kosovës mbrëmjen e së shtunës, ka reaguar Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili ripërsëritur thirrjen për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, duke thënë se vetëm kështu mund të fillojë normalizimi i marrëdhënieve.
“Nuk ka dhe nuk do të ketë dorëzim, ky është vendimi i Serbisë dhe mesazhi im për popullin tonë në Kosovë, i cili sërish detyrohet të mbrojë vatrat e tyre me barrikada”, ka shkruar Vuçiç në Instagram.
“Mesazhi për të gjithë të tjerët është që të formohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe, të respektohen të drejtat dhe liritë e serbëve dhe të Serbisë dhe të jenë në përputhje me marrëveshjet e nënshkruara dhe të drejtën ndërkombëtare, sepse vetëm kështu mund të fillojë normalizimi i marrëdhënieve dhe jetës së të gjithë neve”, shtoi Vuçiç.
“Ne vazhdojmë të luftojmë me të gjitha mjetet ligjore për paqen, për një jetë dhe të ardhme më të mirë të fëmijëve tanë. Serbia do të fitojë”, përfundoi Vuçiç. /klankosova