Një punonjës i Policisë së Kosovës është plagosur nga goditjet me sende të forta nga protestuesit serbë në veri të vendit.
Policia e Kosovës e ka konfirmuar zyrtarisht se efektivi i policisë u lëndua nga sulmet me sende të forta.
Sipas policisë, protestat e serbëve lokalë në komunat veriore në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, kanë qenë të qeta, por në orët e pasdites disa persona të dyshuar kanë hedhur gurë drejt makinave policore.
Autoritetet u kanë bërë thirrje protestuesve që të përmbahen nga dhuna. /tvklan.al