Tensionet në parlament, Rama në Opinion: Në një situatë zoologjike unë nuk kam fare punë

Situatë zoologjike e quan Kryeministri Edi Rama situatën në parlamentin e Shqipërisë. Në intervistën për gazetarin Blendi Fevziu, në studion e emisionit Opinion, Rama tha se në parlament janë dy grupe që nuk lenë të flasin njëri-tjetrin, duke iu referuar opozitës dhe në fund sipas tij e ha shumica.

Edi Rama: Unë jam Kryeministri që kam qenë më shumë në parlament nga të gjithë kryeministrat e tjerë. Jam njeriu që jam angazhuar në debat dhe e thashë, duke pa dashje, u përfshirë edhe në situata, apo edhe në shkëmbime për të cilat nuk jam fare krenar. Nga ana tjetër unë nuk kam refuzuar të shkoj në një mocion me debat, unë do të shkoj në mocione me debat, jo për opozitat, por do të shkoj sepse e shoh të arsyeshme të shkoj për të komunikuar me zgjedhësit. Por mua nuk më detyron askush me forcë dhe për më tepër unë nuk jam sot ai që kam qenë vite më parë, kam të gjithë eksperiencën e mjaftueshme që të kuptoj që në një situatë zoologjike unë nuk kam fare punë dhe s’kam çfarë të bëj fare.

Ç’domethënë situatë zoologjike? Ju kryeministri e Shqipërisë e quani kopsht zoologjik parlamentin e Shqipërisë?

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Edi Rama: Situatë zoologjike… Po-po-po. E them dhe e them me keqardhje dhe me një ndjenjë bashkëfajësie. Një situatë zoologjike ku siç e patë herën e kaluar ku pretendohej që unë të shkoja të jepja përgjigje dhe unë në fakt kisha bërë atë që është bërë rëndom edhe më parë e kisha deleguar interpelancë në fjalë. Por siç e patë aty janë dy grupe që nuk lënë njëra-tjetrën që të flasin dhe pastaj kush e ha është grupi i tretë që është dhe shumica./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share