Qindra protestues nga partia pro-ruse Sor dolën në rrugë mbremjen e te martes në Kishinau, kryeqyteti i Moldavisë.
Ata kërkuan dorëheqjen e qeverisë së Presidentes Maia Sandu si dhe zgjedhje të parakohshme.
Një pjesë e protestuesve, shkruajnë mediat moldave, u përpoqën të depërtojnë në selinë e qeverisë: pasi u ndaluan nga policia, demonstruesit u drejtuan drejt bashkisë.
Disa prej tyre janë arrestuar.