PETROVSKA: PALËT TË ZGJIDHIN PROBLEMET PËRMES DIALOGUT
Tensionet e ditëve të fundit në veri të Kosovës kanë nxitur reagime edhe nga vendi, njofton KlanM.
Ministrja e Mbrojtjes, Slavjanka Petrovska duke komentuara këto zhvillime, e ka quajtur si të gabuar vendimin e Qeverisë së Kosovës, ndërsa ka bërë thirrje që palët të zgjidhin çështjet përmes dialogut.
Ajo, sic njofton KlanM, shtoi se, Maqedonia e Veriut është përkrahëse e fuqishme e paqes, stabilitetit dhe sigurisë në rajon.
“Në kushte kur të gjithë përkushtohemi që çështjet e Pandorës të zgjidhen me dialog, zbatimi i dhunës nuk na çon askund. Besoj se, do të gjendet mënyrë që ai vendim të ndryshojë dhe se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë do të vazhdojë, me qëllim të gjetjes së zgjidhjes më të pranueshme e cila, absolutisht nuk do të jetë në dëm të cilës do palë” – tha Slavjanka Petrovska, ministre e Mbrojtjes.
Për dallim nga Petrovska, kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, vlerëson se, Kosova është shtet i pavarur dhe duhet ta shtrijë juridiksionin e vetë në gjithë territorin.
Sipas tij, sic njofton KlanM, sovraniteti territorial nënkupton respektim të ligjeve në çdo cep të shtetit, pra edhe në veri të Kosovës, në komunat ku ka kryetar komunash që janë zgjedhur në mënyrë legale dhe legjitime.
“Pavarësisht nga reagimet qëllimmira të partnerëve ndërkombëtar, shteti i Kosovës e ka për detyrë që mbi principet demokratike dhe të respektimit të ligjit ta shtrijë sovranitetin në gjithë territorin për funksionim normal të institicioneve. Principet e shtetit ligjor dhe të vlerave demokratike nuk mund të jenë përjashtim për veriun e Kosovës vetëm e vetëm pse Serbia ka aspirata ekspansioniste dhe bandat e saj paraushtarake duan ta cenojnë sovranitetin e Kosovës” – shkruan Bilall Kasami, BESA.
Veriu i Kosovës ditëve të fundit po përballet me tensione. Qytetarët serb po protestojnë kundër kryetarëve të katër komunave serbe të zgjedhura në zgjedhjet e fundit, të cilat u bojkotuan nga partitë politike serbe në Kosovë. /KlanMacedonia/