Tensionet në Komunën e Vrapçishtit – Qytetarët heqin dorë nga rinovimi i kishës, Pavlovski distancohet nga kjo nismë!

Grupi i qytetarëve që kishin nisur nismën për rinovimin e kishës “Sveta Petka” në fshatin Gallatë të Gostivarit, tërhiqen nga kjo iniciativë.

Një nga nismëtarët, Dushko Pavlovski, përmes një komunikate ka mohuar se ka patur qëllim të shkaktojë tensione ndëretnike dhe fetare duke pohuar se institucionet kanë tejkaluar kompetencat.

“Për shkak të keqpërdorimit të kësaj nisme, deklaroj se personalisht distancohem nga kjo iniciativë dhe falënderoj të gjithë ata që morën pjesë në pastrimin e oborit të Kishës. Kam miq nga shumë bashkësi etnike që mund të dëshmojnë se nuk kam paragjykime” – thuhet në deklaratën me shkrim të Pavlovskit.

Me tërheqjen e kësaj nisme, zgjidhje për kishën do të kërkojë arqipeshkvia Tetovë- Gostivar, përfaqësuesit e të cilës dje u takuan me kreun e Komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani.

Zhvillimet rreth kishës në Gallatë të Gostivarit ishin edhe në fokusin e politikanëve me akuza për ndikime partiake.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share