Tensione në prag të zgjedhjeve të 14 Majit në Turqi

Në ditët e fundit të fushatës për zgjedhjet e dyfishta të 14 Majit në Turqi, tensionet duken në nivele të larta. Ky filmim tregon momentet kur kryebashkiaku i Stambollit, Ekrem Imamollu goditet me gurë gjatë një tubimi në lindje të vendit, në mbështetje të kandidatit për president të partisë republikane ku bën pjesë Kemal Kiliçdarollu.

Ai akuzoi mbështetësit e Presidentit Erdogan për sulmin, duke thënë se policia vonoi ndërhyrjen, ndonëse më pas shpërndau pjesëmarrësit në një kundërtubim, me topa uji.

Rizgjedhja e Rexhep Taip Erdoganit, president për një tjetër mandat dhe ruajtja e shumicës në parlament duket gjithnjë e më e vështirë. Me afrimin e datës se zgjedhjeve rivali i tij kryesor republikan Kemal Kiliçdarollu, e ka kapërcyer presidentin aktual në shumicën e sondazheve ndryshe nga fillimi i fushatës kur Erdoan ishte në avantazh.

Opozitari 74-vjeçar duket se ia ka dalë të tërheqë vëmendjen e elektoratit, kryesisht të atyre që votojnë për herë të parë dhe që përbëjnë 10% të zgjedhjësve, duke e përqëndruar fushatën tek inflacioni në nivele rekord dhe rikthimi sipas tij i lirisë dhe demokracisë./ Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share