Tensione në mbledhjen e organeve partiake në LSDM – Kaevski përgënjeshtron?!

ZGJEDHJET PARLAMENTARE

Klan M mëson se mbledhja e organeve partiake të LSDM-së ka kaluar në atmosferë tensionesh dhe pakënaqësive brenda socialdemokratëve, siç thuhet, për shkak të vendimeve arbitrare të liderit Dimitar Kovaçevski lidhur me imponimin e listave ku mungojnë anëtarë të shquar të LSDM-së.

Klan M ekskluzivisht merr vesh se në seancën e këshillit qendror nga lista e kandidatëve për deputetë në njësinë e parë zgjedhore është larguar Deputeti dhe zëdhënësi partiak, Darko Kaevski, kurse në vend të tij është vendosur Drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Goran Trajkovski.

Paraprakisht në seancën e këshillit ekzekutiv, ish-Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski por edhe Darko Kaevski në mënyrë demonstrative kanë braktisur seancën.

Përmes Facebookut, Kaevski ka përgënjeshtruar këto pohime.

“Kjo nuk është e vërtetë, bëhet fjalë për një të pavërtetë të plotë. I përgënjeshtroj pohimet e tekstit. Përhapja e jo të vërtetave nuk i ndihmojnë askujt. LSDM-ja është e fuqishme dhe shkon për fitore në zgjedhje” – ka shkruar Darko Kaevski nëpër rrjetet sociale.

Klan Maqedoni publikoi listat e plota të kandidatëve socialdemokrat për të gjitha njësitë zgjedhore./tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share