Dy futbollistët e Gjermanisë, Antonio Rudiger dhe Niklas Fullkrug u përfshinë në një grindje të ashpër në stërvitje vetëm disa ditë përpara nisjes së Euro 2024. Rudiger e tërhiqte në mënyrë të përsëritur sulmuesin për ta rrëzuar, ndërsa e mbulonte atë nga afër gjatë seancës stërvitore.
Në një moment Fullkrug qëndroi në tokë dhe nisi të shante Rudiger. Ai më pas u ngrit dhe shkoi drejt Rudiger, me të dy lojtarët që filluan të shtynin njëri-tjetrin.
U desh ndërhyrja e ndihmëstrajnerit Sandro Wagner që situata të qetësohej.
Dyshja u përballën me njëri-tjetrin në finalen e Ligës së Kampionëve në fillim të këtij muaji, me Real Madridin e Rudiger që fitoi 2-0 kundër Dortmundit të Fullkrug në Wembley.
Fullkrug nuk i kishte kursyer komplimentat për mbrojtësin 31 vjeçar përpara incidentit në konferencën për shtyp, duke theksuar se ai dhe qendërmbrojtësi Jonathan Tah janë të një nivelit të klasit botëror.
Gjermania organizatore e turneut do të luajë sfidën e parë të premten kundër Skocisë. Rivalët e tyre në fazën e grupeve janë edhe Hungaria dhe Zvicra.
Klan News