Tenis: Wimbledon me 3 mungesa të mëdha

Zbulohet lista e pjesëmarrësve

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Një ditë pas përfundimit të grand slam të Roland Garros , ku Rafael Nadal në kategorinë e meshkujve dhe Iga Swiatek në kategorinë e femrtave dolën fituese, organizatorët e turneut të madh, atij të Wimbledon, kanë bërë publike listën paraprake të tenistëve që do të marrin pjesë. Dhe surprizat nuk mungojnë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Tenisti zviceran Roger Federer, 8 herë fitues i këtij turneu, nuk do të marrë pjesë. Hera e fundit që ai ka luajtur një ndeshje tenisi ka qenë pikërisht ky grand slam, një vit më parë. Duket se ish-numri 1 në botë ende nuk është gati për të luajtur në turneun londinez.

Do të mungojnë gjithashtu edhe Serena e Venus Williams, që nuk janë regjistruar. Serena Williams e ka fituar 7 herë këtë turne, ndërsa Venus Williams 5 herë. Të dyja këto teniste ende nuk kanë vendosur se kur do të rikthehem por me shumë gjasa kjo do të ndodhë në US Open.

Ka konfirmuar praninë e saj në Wimbledon tenistja japoneze Naomi Osaka, e cila më herët pat deklaruar se nuk është 100% e sigurt për pjesëmarrjen e saj. Ajo u eliminua që në raundin e parë të Roland Garros dhe u shpreh se e ardhmja e saj është ende në dilemë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share