Tenis: Nadal mundi Gjokoviqin, kalon në gjysmëfinale të Roland Garros

Tenisti spanjoll Rafael Nadal fitoi në orët e para të mëngjesit të sotëm 3-1 në sete 6-2, 4-6, 6-2, dhe 7-6 ndaj Novak Gjokoviq, në ndeshjen e vlefshme për çerekfinalet e grand slam të Roland Garros.

Një takim që zgjati më shumë se 4 orë, një spektakël në fushë, me Nadal që vijon garën për trofeun nr.14 në turneun e Parizit .

Spanjolli e dominoi ndeshjen në shumicën e kohës, duke konfirmuar se fushat me dhè janë sipërfaqja e tij e preferuar. Gjokoviq luajti me hope, duke mos arritur dot të përballojë ritmin e diktuar nga Nadal. Përballë tij në gjysmëfinale do të jetë numri 4 në botë, gjermani Alexander Zverev.

Zverev mposhti 3-1 në sete 6-4, 6-4, 4-6, 7-6, në çerekfinale spanjollin Carlos Alcaraz. Te femrat, dy gjysmëfinalistet e para janë Coco Gauff e Martina Trevisan. Gauff mundi 2-0 në sete 7-5, 6-2, Sloane Stephens në derbin amerikan. Ndërsa italianiaTrevisn, surpriza e këtij turneu, mposhti 2-1 në sete 6-2, 6-7 dhe 6-3 kanadezen Leylah Fernandez.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share