Në grand slam-in e Australian Open në tenis, sot janë zhvilluar ndeshjet e para të raundit të katërt ku edhe janë përcaktuar çerekfinalistët e parë.
Tenisti serb Novak Djokoviq mundi francezin Adrian Mannarino me rezultatin maksimal 3-0 në sete 6-0, 6-0 dhe 6-3. Italiani Jannik Sinner mundi tenistin rus rusin Karen Khachanov po me rezultat 3-0 në sete 6-4, 7-5 dhe 6-3
Në çerekfinale është kualifikuar edhe tensiti amerikan Taylor Fritz I cili eliminoi nga garat e mëtutjshme grekun Stefanos Tsitsipas m e rezultatin 3-1 në sete 7-5, 6-7, 6-3 dhe 6-3.
Në kategorinë e femtrave spikat fitorja e amerikanes Coco Gauff, ndaj tensites polake Magdalena Frech me rezultatin 2-0 në sete 6-1 dhe 6-2. Në çerekfinale të femrave është kualifikuar edhe bjellorusja Aryna Sabalenka, që mundi amerikanen Armanda Anisimova 2-0 në sete 6-3 dhe 6-2.
Në çerekfinale kualifikohet edhe tenistja ukrainase Marta Kostyuk, që mundi rusen Maria Timofeeva 2-0 në sete 6-2 dhe 6-1. Ndërsa tenistja çeke Barbora Krejcikova, eliminoi rusen tjetër Mirra Andreeva,duke fituar 2-1 në sete 4-6, 6-3 dhe 6-2.