Tenis: Ka nisur grand slam i Wimbledon 2023 Favoritët nisën me fitore

Në Londër, ka nisur grand slam i Wimbledon, turneu më i rëndësishëm i fushave me bar. Në ditën e parë, spikat fitorja e tenistit serb Novak Djokoviq, që mundi 3-0 argjentinasin Pedro Cachin. Po 3-0 fitoi edhe italiani Janik Sinner, numri 8 në botë.

Një biletë për në raundin e dytë siguroi edhe norvegjezi Casper Ruud, numri 4 në botë, që mposhti 3-1 francezin Laurent Lokoli. Në takimet e tjera për meshkuj, avancojnë rusi Andrey Rublev, kanadezi felix Auger-Aliassime, zvicerani Stanislas Wawrinka e amerikani John Isner.

Te femrat, numri 1 nqë botë, tenistja polake Iga Swiatek, mundi 2-0 kinezen L.Zhu. Surprizë eliminimi i numrit 7 në botë, amerikanes Coco Gauff, që u mund 2-1 nga patriotja e saj Sofia Kenin. Eliminohet edhe veterania Venus Williams, që u mund 2-0 nga Elina Svitolina e Ukrainës.

Në ndeshjet e tjera për femra, fitojnë numri 4 në botë, tenistja amerikane Jessica Pegula, francezja Caroline Garcia, zvicerania Belinda Bencic, çekja Barbora Strycova, belgia Elise Mertens e bjellorusja Victoria Azarenka.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share