Tenis: Iga Swiatek fiton turneun Roland Garros në Pariz

Tenistja polake Iga Swiatek, është fituese e Roland Garros 2024, që po mbahet në Pariz , Tenista me e mire në botë në kategorinë e femrave, fitoi sot grand slam-in, turneun më të rëndësishëm në fushat me dhè. Në finalen e madhe ajo triumfoi me lehtësi ndaj tenistes italiane Jasmine Paolini me rezultatin 2-0 në sete 6-2 dhe 6-1.

Ishte kjo një fitore e pritur e tenistes numër një në botë që shihet edhe nga rezultati në dy sete që zgjati vetëm 70 minuta. Për Swiatek ishte kjo triumfi I katërt në karrierë në këtë turne prestigjoz pasi e ka fituar edhe në vitet 2020, 2022, 2023.

Diferencat mes dy tenisteve ishin të ndjeshme në fushë, çka u pa edhe nga rezultati final, ku polakja nuk hasi aspak vështirësi në fushë.

Për Swiatek ky është grand slam nr.5 i fituar në karrierë, duke u konfirmuar si numri 1 në botë. Një rezultat i merituar për Swiatek, që vinte pas fitoreve në Madrid e Romë, ndërsa Paolini nga dita e hënë do të jetë në “top-10” tenistet më të mira në botë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share