Holanda gati për Kupën e Botës

‘Tulipanët’ shpresojnë te ngjitja në majën e futbollit botëror

Holanda nuk është favoritja kryesore për të triumfuar në Kupën e Botës në Katar, megjithatë, talenti në radhët e kombëtares ‘tulipane’ nuk mungon. Tekniku Luis Van Gaal ka zbuluar skuadrën që ‘portokallinjtë” do të marrin pjesë në turneun e Lindjes së Mesme, ku sigurisht nuk munguan surprizat.

Portieri Cillessen nuk do të udhëtojë drejt Katarit me skuadrën, pavarësisht se është lojtari më më shumë prezenca te kombëtarja Europiane. Ndërkaq, tekniku Van Gaal do të bazohet te boshti i skuadrës, Van Dijk, de Ligt, De Jong, Bergwijn, Depaj e Gakpo për të arritur sukses në Katar.

Kjo do jetë prezenca e 10-të e Holandës në një Kupë Bote, ku është shpallur 3 herë nënkampione, duke dështuar që të ngre lart trofeun e lakmueshëm. Tulipanët kanë një bilanc prej 27 fitoreve, 12 barazimeve dhe 11 humbjeve në Kupën e Botës, teksa aktualisht mban vendin e 8-të në renditjen e përgjithshme të FIFA-s. Holanda është shortuar në një grup me kombëtaren vendase, Katarin, Senegalin dhe Ekuadorin.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share