Tenistja më e mirë në botë polakja Iga Swiatek doli fituese në Grand Slamin e Francës, Roland Garros. Ajo në finale mundi tenisten çeke Karolina Muchova me rezultat 2:1 në sete 6:2, 5:7 dhe 6:4.
Me këtë fitore ajo edhe njëherë dëshmoi se jo rastësisht është bartëse e listës së ATP si teniste më e mire në botë.
Për tenisten polake Iga Swiatek është kjo titulli i katërt Grand Slamin.
Nesër zhvillohet finalja në Grand Slamin e Francës, Roland Garros në kategorinë e meshkujve ku do të përballen Novak Djokoviq dhe Caspar Ruud./KlanMacedonia