Tenis: Favoritët kualifikohen në çerekfinale të grand slam-it US Open

Janë përcaktuar çerekfinalistët e grand slam të US Open, tetë më të mirët në secilën kategori. Pas Carlos Alcaraz, që mundi 3-0 italianin Matteo Arnaldi, një tjetër tenist “azzurr” që eliminohet është Jannik Sinner, që u mund 3-2 pas gati pesë orësh lojë nga gjermani Alexander Zverev.

Në çerkfinale shkojnë edhe rusët Dannil Medvedev aktualisht numri 3 në botë dhe Andrey Rublev, numri 8 në botë. Medvedev mundi rezultatin 3-1 në sete tenistin australianin Alex de Minaur, ndërsa Rublev eliminoi britanikun J.Draper, duke fituar po 3-1.

Te femrat, tenistja amerikane Madison Keys fitoi 2-0 derbin me Jessica Pegula . Në çerekfinale kualifikohet edhe gtenistja që aktualisht është e dyta në listen botërore të temiosteve më të mira, bjellorusja Aryna Sabalenka, e cila mundi 2-0 rusen Daria Kasatkina. Kinezja Quai Xheng mundi 2-0 tunizianen Ons Jabeur , ndërsa çekja Marketa Vondrousova eliminoi amerikanen Peyton Stearns me rezultatin 2-1 në sete.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share