Tenisti serb Novak Djokoviq, numri 1 në botë për meshkuj, është eliminuar nga turneu Masters i Romës.
Ai u mund nga tenisti danez Holger Rune me rezultatin 2-1 në sete 6-2, 4-6 dhe 6-2.
Një ndeshje që pati luhatje në lojën e Djokoviq, nervoz në shumicën e kohës edhe për shkak të shiut që detyroi gjyqtarin ta ndali lojën për një orë. Edhe Rune ishte nervoz, duke bërë që tenistët të vuajnë shumë rivalitetin.
Gjithsesi, Djokoviuq u duk më i lodhur dhe ende jo në formën optimale, duke ngritur shumë pikëpyetje për Roland Garros, që nis pas 10 ditësh. Pas ndeshjes dy tenistët u përqafuan, duke larguar nervozizmin që treguan në fushë.