Tenis: Coric dhe Garcia triumfojnë në Sinsinati

Në turneun e Masters i Sinsinati në tenis ka ndodhuir një befasi e papritur, pasi fituese në të dyja kategoritë meshkuj dhe femra kanë dale kroati Borna Coric në kastegorinë e meshkujve dhe francezja Caroline Garcia në atë femrjave.

Në finale e meshkujve kroati Borna Coric mundi grekun Stefanos Tsitsipas me rezultatin 2-0 në sete 7-6 dhe 6-2. Për tenistin kroat ishte kjo një javë e përktyer, pasi rrugëtimin drejt finales e nisi me eliminimin e Rafael Nadal dhe kështu me radhë deri në finale. Ky është suksesi i tij i parë në një turne Masters, i treti në karrierën e tij.

Falë këtij triumfi, Coric ngjit në pozitën e 29-të apo ka zbritur plot 123 venbde pasi më parë mbante pozitën 152. Gjithashtu, tenisti kroat shkruan historinë, duke qenë tenisti me renditjen më të dobët që fiton një turne Masters (në vitin 1996, Roberto Carretero fiton turneun Masters të Hamburgut, kur renditej në vendin e 143-të).

Në kategorinë e femrave në turneun e Sinsinati fituese doli tenistja franceze Caroline Garcia, që në finale mundi çeken Petra Kvitova me rezultatin 2-0 në sete 6-2 dhe 6-4, duke korrur suksesin e tretë sezonal. Kjo është hera e tretë që Garcia fiton një turne Masters, sukses që vjen pas 5 vitesh, që rikthehet protagonist pas disa vitesh heshtje.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share