Tenis: Casper Ruud dhe Carlos Alcaraz në finalen e US Open

Fituesi i këtij grand slami do të jetë “numri 1” në botë

Tenisti norvegjez Casper Ruud dhe ai spanjoll Carlos Alcaraz janë dy finalistët e grand slam të US Open për meshkuj në tenis. Përballë njëri tjetrit janë dy tenistë të gjeneratës së re: Alcaraz, 19 vjeç dhe numri 4 në botë. Ndërsa Ruud, 23 vjeç, është numri 7 në botë.

Në gjysmëfinale, Alcaraz mposhti amerikanin Francis Tiafoe 3:2 në sete 6-7, 6-3, 6-1, 6-7 dhe 6-3, në një ndeshje që zgjati më shumë se 4 orë. Për spanjollin kjo është hera e parë në karrierë që del në finalen e një grand slam.

Në gjysmëfinalen tjetër, Ruud mposhti rusin Karen Khachanov me rezultat 3-1 në sete -6, 6-2, 5-7 dhe 6-2.

E veçanta e kësaj finaleje është se fituesi do të fitojë për herë të parë një grand slam në karrierën e tij dhe ai që do të fitojë këtë grand slam, ditën e hënë do të ngjitet në majën e renditjes botërore, duke qenë “numri 1”.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share